Përplasja më e ashpër për veteranët, Kadri Veseli e sulmon keq me akuza, Lumir Abdixhiku zbulon personin që i fryu listat - Bota Sot
Përplasja më e ashpër për veteranët, Kadri Veseli e sulmon keq me akuza, Lumir Abdixhiku zbulon personin që i fryu listat

Aktuale

Përplasja më e ashpër për veteranët, Kadri Veseli e sulmon keq me akuza, Lumir Abdixhiku zbulon personin që i fryu listat

Nga: P.R Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:32
Kadri Veseli dhe Lumir Abdixhiku

Dorëheqja e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj dhe manipulimi me listat e veteranëve ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli sulmuan prokurorin Blakaj, qytetarët dhe luftëtarët e vërtetë të UÇK-së i dolën në krah.

Por a ju kujtohet një debat i ashpër në Kuvendin e Kosovës, ku kishin qenë të përfshirë Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku kishte akuzuar Kadri Veselin, dhe presidentin Hashim Thaçi se kanë fut veteranë të rrejshëm në lista për vota.

“Ju i keni bërë ato lista, tash po kërkoni prej meje proces hetimor këtu në parlament me vërtetua që i keni shtuar 60 mijë veta me lista. Emrin e ka Kadri Veseli, emrin e ka Hashim Thaçi e kanë komandantët e tyre që kanë bërë lista zgjedhore. Mos bëni hajgare, pse po thoni që unë i kam fryrë listat a, tash ju po doni me ditë prej meje kush i ka fryrë listat. Qe njeriu që i ka fryer listat, a ka qenë shef i SHIK-ut a ka qenë Hashim Thaçi me të, kush i ka bërë këto lista. Jo na i kemi bërë në LDK i kemi bërë na. Mos bëni hajgare”, kishte thënë Abdixhiku.

E Kadri Veseli e kishte sulmuar ashpër deputetin e LDK-së.

“Krejt ata që kanë ikur është e vërtetë se i kanë bërë veteranë por t’i s’ke drejt me fol edhe kur ki drejt thuaje konkretisht, sepse disa manipulant sikurse ti që flet sot kanë fryrë listat, kjo është e vërtetë,. Por mirë është drejtpërdrejt cili person, bëja me gisht tash edhe le të merret prokuroria. Sepse manipulant sikurse ti i kanë fryrë listat edhe ikin tash e mundohen t’i bien në Kuvend. Ti mundesh me ly edhe me fy edhe gjithë fatkeqësinë e Kosovës me qit tek gjaku i luftëtarëve, por ne të cilët po mundohemi ta kryejmë buxhetin  do ta përfundojmë. Me pas prokuror ti Lumir në lëminë tane ish ardh dhe të kish pyet cilin veteran e ka futur Kadri Veseli, a ka ndonjë anëtar të familjes, ndonjë shok që është futur në lista. Ti e ke urrejtë UÇK-në o Lumir, e urren edhe sot”, kishte thënë Veseli.

E deputeti i LDK-së, Veselit i kishte thënë se PDK-në nga një parti e madhe e ka sjellë në një parti me një grusht deputetësh.

“Kadri Veseli është në panik dhe e ki një problem, e para do të mbahesh mend për dy çështje, seni i parë që do të mbahesh mend është se ke qenë shef i SHIK-ut dhe si shef i SHIK-ut si organizatë kriminale, të pëlqeu ose jo njerëzit e tu janë dënuar me nga 25 vjet për vrasje. E dyta, ti do të mbahesh mend që e ke sjellë PDK-në prej një partie të madhe në një grusht deputetësh, krejt këta janë duke qeshur me ty, s’po guxojnë me të thënë, për neve është shumë e mirë, këtu të asistojmë. Problemin me ty e kam Kadri kur ti din me falimentu Kosovën, qaty s’mund të pajtohem me ty”, i ishte Abdixhiku përgjigjur Veselit.

E Veseli nuk ishte ndalë me keq. Ai kishte hedhë akuza të rënda ndaj Lumir Abdixhikut.

“Dëgjo, së pari nuk e di në këto vite është dënuar një person i SHIK-ut, nëse e gjenë unë jap dorëheqje prej kryetarit të Kuvendit, je rrenc, e dyta dëgjo çka po të them, ti ke filluar me aktrim karrierën mirë, tregojmë me 19 nëntor pastaj ngadalë ecim, por puna forma si e ke filluar ti mund të sjellë moment të caktuar, por afatgjatë kjo nuk është politika. Ti do të mbahesh mend poër shumë sene, por s’do të mbahesh mend për asnjë gjë, kjo është e turpshme, ke manipuluar edhe me atë 25 vjet. Njerëzit e UDB-së që keni sjellë këtu jeni munduar t’i improvizoni këtu, nuk i lexoni fare, t’i kanë sjellë prej UDB-së, thash edhe më herët po e di çka po flas, t’i që po lëmohesh, e di ku e ki kokën këtu”, i kishte thënë Kadri Veseli deputeti të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...