Policia e Kosovës publikon rezultatet e testit me shkrim - Bota Sot
Policia e Kosovës publikon rezultatet e testit me shkrim

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Policia e Kosovës publikon rezultatet e testit me shkrim

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:14
Polica e Kosovës

Polica e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me 15 dhe 16 shtator 2018.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 për qind e më lartë do t’i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.

“Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 1 tetor 2018 deri me __ Tetor 2018, vendi i mbajtjes së testimit fizik Qendra e Doktrinës dhe trajnimeve e FSK-së në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kandidatë të cilët duan më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike mund t’i referohen udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi punësimi”.

“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Linkun me listën e rezultateve të testit me shkrim e gjeni KËTU.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test