Burim Gashi aderon në Vetëvendosje

Aktuale

Burim Gashi aderon në Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:46
Pamje nga takimi

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se Burim Gashi, menaxher i lartë i kompanisë së njohur softverike ORACLE ka aderuar në partin e tij.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “Angazhimi i tij në Lëvizje është shprehje e interesimit gjithnjë e më të shtuar të diasporës për t’i rritur kapacitetet për Vetëvendosje!”.

Postimi i plotë:

Sot aderoi në Lëvizjen VETËVENDOSJE! z.Burim Gashi, menaxher i lartë i kompanisë së njohur softverike ORACLE. I lindur në Nagavc të Komunës së Rahovecit, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Günzburg të Gjermanisë, shkollën e mesme në Londër, ndërsa studimet universitare në Liverpool John Moores University – Dublin Business School në Dublin të Irlandës. Për një periudhë relativisht të shkurtër ka arritur të ndërtojë karrierë mbresëlënëse në menaxhment, duke mbajtur pozita të rëndësishme në disa prej kompanive me renome në fushën e teknologjisë informative, zhvillimit të biznesit dhe telekomunikacionit si Hutchison 3G, VMëare, Lumesse GmbH, Gartner dhe Oracle. Përgjegjësit, kolegët dhe klientët nuk janë kursyer për t’ia dhënë vlerësimet më të larta performansës së tij. Ndonëse i ka kaluar 27 vjet jashtë Kosovës, ai mbetet i lidhur shpirtërisht me vendlindjen dhe jetësisht i përkushtuar që të kontribuojë për përmirësimin e rrethanave në vendin tonë. Angazhimi i tij në Lëvizje është shprehje e interesimit gjithnjë e më të shtuar të diasporës për t’i rritur kapacitetet për VETËVENDOSJE!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat