Prindërit e 17 vjeçares pretendojnë se ish-ministri I dërgoi letër dashurie vajzës së tyre

Aktuale

Prindërit e 17 vjeçares pretendojnë se ish-ministri I dërgoi letër dashurie vajzës së tyre

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:45

Media ka siguruar një letër që sipas M.M., babait të vajzës 17 vjeçare, e cila para disa ditësh e akuzoi  ish-ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliq se tentoi ta dhunonte, i ka dërguar asaj. Në këtë letër e cila fillon me fjalët “E dashura dhe e preferuara ime S., e vetmja në botë”, shkruan se pas një grindje që kishin pasur në praninë e nënës së saj, ai është brengosur dhe se nuk do të qetësohet derisa ajo t`i lajmërohet. Prindërit pretendojnë se letra iu dërgua vajzës së tyre në shkollë. M.M thotë se para kësaj letre, nëna e vajzës (gruaja e tij) kishte shkëmbyer disa mesazhe në Viber me Baliq. Por i kontaktuar nga Insajderi, Numan Baliq e ka mohuar se ka shkruar këto mesazhe, ai thotë se ato janë montazhë.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zv/ministri në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq para disa ditësh u akuzua se ka tentuar ta sulmoj seksualisht një 17-vjeçare në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejë.

E mitura dhe prindërit e saj e kishin denoncuar në polici rastin, por vet Baliq në një prononcim për Insajderin e kishte mohuar akuzat për dhunim.  

Babai i saj M.M tha për Insajderin, se Numin Baliq i ka shkruar një letër dashurie vajzës së tyre, disa ditë pasi ata pretendojnë se ka tentuar ta dhunoj.

[Prindërit e 17 vjeçares pretendojnë se ish-ministri i dërgoi letër dashurie vajzës së tyre]

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zv/ministri në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq para disa ditësh u akuzua se ka tentuar ta sulmoj seksualisht një 17-vjeçare në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejë.

E mitura dhe prindërit e saj e kishin denoncuar në polici rastin, por vet Baliq në një prononcim për Insajderin e kishte mohuar akuzat për dhunim.  

Babai i saj M.M tha për Insajderin, se Numin Baliq i ka shkruar një letër dashurie vajzës së tyre, disa ditë pasi ata pretendojnë se ka tentuar ta dhunoj.

Në këtë letër që ia kanë ofruar edhe Gazetës Insajderi e cila fillon me fjalët “E dashura dhe e preferuara ime S., e vetmja në botë”, shkruan se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të dhe se askush nuk e don më shumë se ai.

Letra e Plotë

E dashura dhe e preferuara ime S…, e vetmja në botë,

Po të lajmërohem me këtë letër sepse më nuk munda të durojë që të mos lajmërohem!

Prej të shtunës, prejse jemi takuar herën e fundit dhe ashtu në mënyrë të turpshme u grindëm, në të vërtet prejse “super nëna” më bërtiti dhe më goditi me një arsenal të tërë të fyerjeve çfarëdo që i ra ndërmend ndërsa unë ato i durova si kalorës i vërtetë, me buzëqeshje, prej atëherë mendoj vetëm për ty, brengosem dhe jam i trishtuar deri në atë masë saqë zemra ime, shpirti im i dashur, S… ime e vetme, u shndërrua në një mal trishtimi, i cili aq shumë më lëndon saqë nuk do të kem qetësi derisa të më lajmërohesh!

S…, bukuroshja ime flokëgështenjë, ti e di se jam i gatshëm të bëjë gjithçka në botë për ty dhe se askush në botë nuk të do sa unë! Ti ke parë atë ditë se si me guxim kam biseduar me nënën tënde dhe me atë rast me asgjë nuk e kam ofenduar, dhe je bindur qartë se nuk jam frikacak si më ke akuzuar, se nuk guxoj të bisedoj me të, dhe i kam thënë në fytyrë se ti je më e mira, se të dua më së shumti në botë, se unë jam më i miri për ty, se nuk do të heq dorë nga ti derisa jam gjallë! Dhe vërtetë nuk do të heq dorë sepse të dua në emër të Allahut dhe ti do ta shohësh, dhe të gjithë do të shohin se vetëm ty të dua në botë dhe se nuk ka forcë e cila do të më pengojë që të gjejë mënyrë që të jem afër teje përgjithmonë, sepse ty më ka fal Allahu i Mëshirshëm dhe nuk do të të jap askujt!!!

Shumë më ka lënduar ajo që pate thënë se dua të të hakmerrem për shkak të I…, dhe se dua vetëm të të shfrytëzoj! Ti e di mirë se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk do të lë të qetë derisa katër herë nuk betohem me Allahun, dhe herën e pestë të më arrijë mallkimi i Allahut nëse nuk flas të vërtetën, si dhe të betohem në të njëjtën mënyrë se nuk t’i kam vënë magjitë e as që më ka shkuar ndërmend kjo ndonjëherë!

Të lutem, mendo mirë dhe dije se të dua më së shumti, dhe se për ty jam më i rëndësishëm nga prindërit e tu dhe nga gjithkush në botë, sepse unë jam bashkudhëtar i yt i përjetshëm me, dëshirë të Zotit, në këtë botë dhe në botën e përjetshme, dhe sipas ligjit të Allahut unë jam për ty më i rëndësishëm! Nënë respektoje pasi je e obliguar si vajzë, por nuk duhet t’i lejosh që me dhunë të ndajë nga unë, i cili jam më i miri në botë për ty, i cili jam besimtar i sinqertë dhe i gatshëm të jap edhe jetën për ty, si dhe të gjitha që kam në këtë botë! Këtë nuk duhet të lejosh dhe prandaj po kërkoj që të më lajmërohesh gjithqysh, të vish në spital dhe të vazhdosh rrugën dhe për gjithçka me mua të bisedosh.

Përjetësisht i yti, Numan, Nuho, kalorësi yt Sejfullah, i cili të do më së shumti.

M.M thotë se Baliq ia kishte dërguar letrën vajzës në shkollë përmes një shoqeje, por se ajo kur e kishte lexuar e kishte shqyer letrën.

“Letra nga Baliq i ka ardhë çikës me 3 shtator përmes një shoqes në shkollë. Vajza nuk e ka hap letrën deri sa ka ardhë në shpi, kur e ka hap e ka lexu e ka shky edhe i ka ra pishman e ka mbledh letrën ka thanë po ja dërgoj mamit e lexon”.

Babai i vajzës M.M thotë se me Baliq kanë edhe lidhje familjare, pasi që ai është djali i axhës së dhëndërit të tij. Në shtëpinë e tij, thotë se janë takuar pas kësaj letre.

“Atë ditë kur kam ardhë nga puna kam shku te motra e dhandri ai e ka thirr Numanin aty se ai është djali i axhës së dhëndrit”.

“Ka ora 11 në mbrëmje ka ardhë te dhandri (R.B), ai tha me gra nuk do të bisedoj, se ka qenë edhe motra dhe gruaja jem aty. Dhandri e ka pyet Numan a qëndron prapa fjalëve që ka shkrujt në letër që donë me martu vajzën edhe brenda 5 minutave ka dal jashtë tha nuk bisedoj me gra, unë i thash  po lyp allti në lule të ballit, gruaja dhe motra jem kane fillu me u përla me të. Ai ka dal jashtë ka thanë nuk du me fol me gra”, tha M.M për Insajderin.

Të nesërmen, M.M thotë se e lajmëroi rastin në polici.

“Unë të nesërmen me 4 shtator kam shku në polici e kam lajmërua rastin tash jemi ka presim procedurat”.

M.M thotë se vajza e tij  në fillim nuk kishte treguar çfarë i ka ndodh, por pasi e ka marrë në pyetje nëna e saj ka filluar t`i tregojë.

“Me 1 shtator vajza i ka tregu nanës së vet, pasi ka fillu me marrë në pyetje”.

M.M pretendon se gruaja e tij, kishte shkëmbyer disa mesazhe në Viber, me të duke i kërkuar llogari për siç ata pretendojnë tentimin për dhunim seksual.

“Gruaja e ka thirrë në telefon ai s`ka desht me u lajmëru pastaj i ka shkujt në viber lema cikën rahat, por ky prapë e ka vazhdu drejtimin e vet”, tha ai për Insajderin.

Disa sms nga Viber.

“A kështu janë profesorët të cilët i duan fëmijët e mitur. Dhe t’i përdhunojnë. Përse e ke gjuajtur në shtrat”, shkruan V.M në Viber.

Ndërkohë që i kthehet përgjigjja se ka bërë vetëm atë që ajo ka dashur.

“Unë asgjë nuk i kam bërë me dhunë! Vetëm atë çfarë ajo ka dëshiruar!”

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me ish-ministrin e Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq por ai e ka mohuar se ka shkruar këto mesazhe.

“Jo, në asnjë mënyrë s`kam shkruar asgjë, po e përsëris që janë montazhë dhe skenime”, tha Baliq.

Sms e përkthyera.

I.

Pikërisht në polici

Unë asgjë nuk i kam bërë me dhunë!

Vetëm atë çfarë ajo ka dëshiruar!

Turp të kesh kali plak

Je përplot gënjeshtra të vraftë Zoti, si nuk i frikohesh Zotit dhe fesë,  t’i q**** krejt!

Të kam thënë atë ditë

Edhe tani po të them:

Unë po flas të vërtetën

Dhe kudo që ju të doni unë do ta them!

Prandaj po të them

Sillu mirë me mua

Dhe të flasim mirë për gjithçka

II.

E shohim nesër kur të vij

Nëse bash do, gjithçka ka ndodhur sepse ajo ka dashur!

Gënjen, mos e dhashtë Zoti, unë këtë kurrë nuk e kisha bërë!

Pastaj sulmo kë të duash, a kështu janë profesorët të cilët i duan fëmijët e mitur

Dhe t’i përdhunojnë

Përse e ke gjuajtur në shtrat

Dëgjo,

Nëse është e vërtetë se unë kam dashur

Eja që të dytë të shkojmë dhe t’i japim deklaratat në polici!

Vetëm le ta tregojë të vërtetën.

III.

Posa të vijnë

Lirisht, unë jam i gatshëm që gjithçka të them haptas

Mirëpo ndoshta do të jetë e vërteta e pakëndshme për ta ndërsa unë në shtëpinë nime nuk do të lejojë asnjë rrëmujë, por gjithçka sipas të drejtës dhe të vërtetës, si dhe dëshmitarët të cilët i kam! Prandaj mendoni mirë për të gjitha dhe vendosni si e keni më së miri.

Vetëm le të vijnë

Ne jemi atje

Nuk do t’ia marrësh ti askujt fytyrën, na ke goditur në fytyrë

Pak është edhe familja jote t’u rebeluar

Të rekomandoj që të qetësohesh dhe të veprosh me mend.

IV.

Prandaj le të thotë sinqerisht si ka ndodhur!

S… është fëmijë o kali

V…

Nëse nuk je në gjendje të bisedosh si njeri atëherë mos më ofendo!

Unë sigurisht kam qenë i mirë dhe i sinqertë ndaj saj dhe nuk i kam bërë asgjë të keqe!

Për sonte mjafton.

Nëse dëshiron eja nesër në spital që të bisedojmë për të gjitha

Mirëpo denjësisht dhe seriozisht

Sonte vijnë A… dhe M…

Menjëherë si të vijnë…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat