Shkumë e sapun: Përplasen Glauk Konjufca e Milaim Zeka

Aktuale

Shkumë e sapun: Përplasen Glauk Konjufca e Milaim Zeka

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:12
Glauk Konjufca dhe Milaim Zeka

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka janë përplasur duke e quajtur njëri-tjetrin shkumë e sapun.

 Milaim Zeka,  ka thënë se “po flitet për shkumën, e jo për materien e gotës” duke iu referuar diskutimit në kuvend mbi mënyrën se si prezantohet Kosova në shkollën rajonale.

Por, Glauk Konjufca ka deklaruar që në emër të pjesëmarrjes po dëmtohet shtetësia e Kosovës. Ai e ka quajtur deputetin Zeka, “ekspert të shkumës” pasi nuk e kuptonte rëndësinë e shtetësisë së Kosovës.

Ndërkohë, edhe deputeti Zeka i ka thënë atij “sapun” duke vazhduar së sulmuari Konjufcën “se nuk e njeh flamurin dhe shtetësinë e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat