Veseli – deputetes së AAK-së: Gazetarëve dhe artistëve kurrë mos iu dil përpara

Aktuale

Veseli – deputetes së AAK-së: Gazetarëve dhe artistëve kurrë mos iu dil përpara

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:40
Kadri Veseli

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka kërkcënuar sot se ai bashkë me qytetarët ferizajas do ta bllokojnë rrugën me “bagera” po që se nuk ndërmerret diçka për ta shtruar një rrugë lokale në komunën e tij, për të cilin para rreth një muaji kishin protestuar.

Ndaj këtij kërcënimin të Tahirit ka dashur të reagoj deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, por këtë gjë e pengoi kryekuvendari Kadri Veseli, i cili njëherit edhe e përfundoi seancën e sotme.

Duke iu referuar Tahirit si artist, Veseli i sugjeroi Haxhiut që ta lë me kaq.

“Zonja Haxhiu, gazetarëve dhe artistëve kurrë mos iu dil përpara”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat