Aliu i reagon sërish presidentit Thaçi: Tash duhet t’i shkruash dy letra

Aktuale

Aliu i reagon sërish presidentit Thaçi: Tash duhet t’i shkruash dy letra

Nga: A.ZH Më: 20 shtator 2018 Në ora: 20:36
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, i ka reaguar sërish presidentit Hashim Thaçi. Ky i fundit, ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, atë duhet ta nënshkruajnë të gjitha partitë politike në Kosovë.

E Aliu në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti duhet të shkruajë dy letra tani, njërën për udhëheqësit e PMB-së dhe tjetrën për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Aliut:

Tash Presidenti Thaçi duhet t'i shkruajë dy letra. Letra e parë është njoftim për udhëheqësit e PMB se e njeh vullnetin e shqiptarëve të shprehur me 1 e 2 mars 1992, luftën e drejtë çlirimtare të UÇPMB-së dhe kundërshton shtypjen politike, shfrytëzimin ekonomik dhe diskriminimin kulturor nga Serbia mbi Kosovën Lindore. Në fund të kësaj letre Thaçi duhet t'i ftojë udhëheqësit politikë e institucional të PMB për nënshkrim të marrëveshjes. Letra e dytë e Thaçit si President i Republikës duhet të jetë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku e njofton atë me vullnetin e tij si President i Kosovës dhe kërkon që Serbia ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe ta pranojë bashkimin e Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat