Thaçi: Sikur Izraeli ta njihte Kosovën, ambasadën e Kosovës do ta transferoja në Jerusalem - Bota Sot
Thaçi: Sikur Izraeli ta njihte Kosovën, ambasadën e Kosovës do ta transferoja në Jerusalem

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Thaçi: Sikur Izraeli ta njihte Kosovën, ambasadën e Kosovës do ta transferoja në Jerusalem

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke shprehur opinionin e tij për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tha se sikur Kosova të ishte njohur nga Izraeli, do ta transferoja ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Në një intervistë për Real Story të “Vizion Plusit”, se Kosova kurrë nuk do të kishte votë kundër interesave të SHBA-së.

I pyetur nga opinionistët në lidhje me punën që ka bërë me presidentet e SHBA-ve, dhe për vlerësimin e tij për presidentin Trump, Thaçi tha se i respekton të gjithë presidentet e SHBA-ve dhe qëndrimi i presidentit Trump ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.

“Akcesi i Republikës së Kosovës në SHBA është i shkëlqyer. Kam takuar presidentin Trump dhe qasja e presidentit të SHBA-ve është e njëjtë me presidentet e mëparshëm. SHBA mbështet 100% të ardhmen e Kosovës dhe nuk e pranon me krijuar huti në lidhje me politikën e HSBA-ve ndaj Kosovës”, tha ai dhe shtoi se nuk bënë të flitet në ketë aspekt me opinionet e Daçiqit dhe Vuçiqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test