Kush ishte ‘thika pas shpine’ për ambasadorin Delawie? - Bota Sot
Kush ishte ‘thika pas shpine’ për ambasadorin Delawie?

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Kush ishte ‘thika pas shpine’ për ambasadorin Delawie?

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 06:11
Greg Delawie

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie foli për disa nga momentet më të vështira gjatë mandatit të tij në Kosovë.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ diskutoi nismën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për të cilën kishte reaguar ashpër për ta ndalur.

Në pyetjen se cili nga liderët ia kishte ‘ngulur thikën në shpinë’, diplomati refuzoi të përmend emra.

“Njerëzit që promovuan këtë agjendë për ta prishur ligjin që zbatohet për Gjykatën Speciale. Kam qenë mjaft i mirë gjatë tri viteve për të mos i përmendur njerëzit me emër në publik dhe nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar tash”, tha ai.

Delawie po ashtu ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për Gjykatën Speciale.

“Kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale më duket se ia ka filluar punës vetëm para një jave. Ne e kemi dhënë prokurorin; ky është amerikani i tretë në atë pozitë. Mendoj se ky është demonstrim mjaft i qartë i përkushtimit amerikan për Gjykatën Speciale, për t’ia mundësuar asaj që të kryejë detyrën dhe për ta mbështetur atë në kryerjen e detyrës së saj”, përfundoi Delawie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test