Thaçi: Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për liri - Bota Sot
Thaçi: Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për liri

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Thaçi: Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për liri

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 13:00
Hashim Thaçi

Në Akademinë Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë lufta e UÇK-së bëri që gjithë atdhetarët kudo që ishin të bashkohen pa dallime politike për pavarësi.

 “Kolonel Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për luftën që solli lirinë e Kosovës. Duke u bazuar në mandatin tim, ndaj medaljen presidenciale për familjen Krasniqi. Po ashtu duke nderuar veprën e Qazim Jakupit për liri, nderoj edhe familjen Jakupi me medaljen presidenciale”, tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shqiptarët jeta i ka kthyer në shtegtarë, por sot është obligimi  që të kthehet ministri  Ahmet Krasniqi.

“Ahmet Krasniqi sot kthehet në Prishtinë, afër presidentit Rugova”, tha Haradinaj, duke shtuar se bashkë me të kthehet edhe dëshmori Qazim Jakupi. Ai premtoi së shpejti do të rivarroset në Prishtinë edhe Ilir Konushevci.

Në emër të bashkëluftëtarve ka folur ministri I FSK, Rrustem Berisha. Interesimi i madh i qytetarëve për të marr pjesë në këtë akademi ishte i madh.

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test