Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka shkruar në Facebook se me kërkesën e Thaçit për interpretim nga Gjykata Kushtetuese, kemi të bëjmë me një keqpërdorim dhe shkelje.
Kjo është vetëm një arsye më shumë pse duhet protestuar, thotë Haxhiu, ndërsa thekson se ndalja e Thaçit mund të bëhet vetëm atëherë kur sheshi stërmbushet me qytetarë.
Postimi i plotë:
Neni 18 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës është shumë i qartë!
Thaçi ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, sepse do përgjigje të cilën e shkruan në zyrat e tij e që pastaj Gjykata e nxjerrë si aktgjykim të saj!
Këtë keqpërdorim dhe shkelje nuk e lejojmë prandaj kjo është edhe një arsye më shumë se pse duhet protestuar!
Ndalja e Thaçit dhe qëllimeve të tij rrezikshme bëhet vetëm atëherë kur sheshi mbushet e stërmbushet me qytetarë që ia duan të mirën këtij vendi andaj,
PROTESTO më 29 shtator ora 14:00, në Prishtinë