Geci: Komandantët e Drenicës kishin lëshuar flet-arrest për Hashim Thaçin e Rexhep Selimin - Bota Sot
Geci: Komandantët e Drenicës kishin lëshuar flet-arrest për Hashim Thaçin e Rexhep Selimin

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Geci: Komandantët e Drenicës kishin lëshuar flet-arrest për Hashim Thaçin e Rexhep Selimin

Nga: D.RR Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:18
Gani Geci

E plotësuar:  Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke e akuzuar presidentin Hashim Thaçi se ka dhënë urdhër për vrasjen e tij.

Geci thotë se Thaçi ka qenë në krye të drejtorisë politike të UÇK-së dhe ka qenë njeriu kryesor për Drenicë.

Ish-deputeti i LDD-së, në një intervistë  ka treguar se si gjatë kohës së luftës ishte lëshuar një flet arrest për Thaçin dhe Rexhep Selimin, nga komandantët e Drenicës.

“Kur janë mbledhë komandantat e Drenicës kanë lëshu flet arrest për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin. Arsyeja ka qenë se ata kanë vepruar në kundërshtim me Drenicën. Aktakuza për këtë gjë ekziston”, ka thënë Geci.

Kjo gjë sipas tij kishte ndodhur ende pa u fuqizuar Hashim Thaçi në UÇK,

Këto deklarime të Gani Gecit janë aktualizuar me rastin e rivarrosjes së eshtrave të Ahmet Krasniqit në Kosovë.

Gani Geci zbulon për herë të parë tre emrat që e dinin për komunikatën nr.59, ndër ta edhe deputetë

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci në një intervistë për media ka thënë se komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi, e këtë ia kishte thënë Milaim Zeka.

Mirëpo, në pyetjen se sa duhet t’i besohet Milaim Zekës, Geci thotë se atë ia kanë thënë Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

“Nëse nuk mund t’i besohet Milaim Zekës, duhet sepse për që Thaçi e ka shkruar komunikatën nr.59, i kanë treguar Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj”, ka treguar Geci, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test