Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje të Kosovës - Bota Sot
Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje të Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje të Kosovës

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 19:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar se kërkimfalja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritjen e marrëveshjes së pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës, ndërsa thekson se në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj thotë se ai nuk pranon të marrë pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje.

“Qëndrimin e kam të qartë: nuk lejoj, nuk pranoj, nuk e mbështes, nuk marr pjesë në një proces në të cilin preken kufijtë e vendit tim”, tha Haradinaj.

“Kosova nuk e ka luksin që t’i diskutojë dhe rihapë kufijtë e vet. Jemi njoftë nga më shumë se 100 shtete me këta kufij, jemi anëtarë të institucioneve ndërkombëtare me këta kufij. Hapja e çështjes së kufijve në cilindo variant, është rikthim në para pavarësi dhe është rrezik i madh që bart rreziqe të pamenaxhueshme”, shtoi ai.

Megjithatë, Haradinaj tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se duhet të arrihet pajtim mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka dhënë idenë që dialogu me Serbinë ta ketë një bashkëkryesues nga opozita.
“Po e them për herë të parë, mund ta kemi një bashkëkryes nga opozita. Zoti Limaj është i hapur për një bashkëkryesues nga LDK, PSD ose VV”, tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...