Thellohen mospajtimet rreth ideve për korrigjim kufijsh

Aktuale

Thellohen mospajtimet rreth ideve për korrigjim kufijsh

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 21:11
Hashim Thaçi

Në Kosovë kryeministri sërish hodhi poshtë idenë e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, ndërsa mospajtimet janë thelluar pas një kërkese të presidentit Hashim Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të interpretuar atë pjesë të Kushtetutës që përcakton përgjegjësitë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Idetë për prekje kufijsh, që u hodhën nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, kanë nxitur qëndrime të ndryshme edhe në diplomacinë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat