Flet ish-ushtari i UÇK-së që takoi Elez Blakajn në Amerikë

Aktuale

Flet ish-ushtari i UÇK-së që takoi Elez Blakajn në Amerikë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:07
Astrit Huskaj

Astrit Huskaj nga Lubeniqi i Pejës, që në luftën e fundit ishte nën komandën e Ramush Haradinajt, tash kryeministër, me të parë emrin e tij në listat e veteranëve të emërtuar si mashtrues kishte reaguar ngjashëm me eprorin e tij.

Ai i ishte drejtuar ish-prokurorit Elez Blakaj, duke i dhënë epitete aspak të mira.

Madje kishte planifikuar edhe një padi për ish-prokurorin.

Por disa ditë me pas, e ndryshoi qëndrimin e tij.

E kjo ndodhi kur ai vendosi ta takojë Blakajn personalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe thuhet se po qëndron ish-Prokurori.

Huskaj në një intervistë përmes rrjetit social Facebook thotë se Blakaj e ka mohuar që listat e publikuara janë përgatitur nga ai.

Ai thotë se gjatë takimeve, Blakaj i ka argumentuar qëndrimin e tij, me një shembull interesant.

Ish-eprori i UÇK’së, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta pastruar emrin, dhe mendon që ky proces është politizuar për një arsye.

Megjithatë Huskaj e pranon që në lista ka veteran të rrejshëm.

Ani pse tash e sa kohë jeton në Amerikë, thotë që pas përfundimit të luftës, ishte pjesë e procesit të lëshimit të vërtetimeve për ish-ushtarët e UÇK’së.

Ai thotë që ka respekt për ish-gjeneralin e tij, kryeministrin Haradinaj, por gjuha e përdorur nga ai në drejtim të prokurorit, nuk ishte më e mira.

Astrit Huskaj, kërkon nga kryeministri dhe ish bashkëluftëtaret e tij, që të ia mundësojnë kthimin ish-prokurorit në Kosovë, në mënyrë që ai ta vazhdojë punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat