Tali zbulon “marrëveshjen” e Thaçit, kaq milion euro për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Tali zbulon “marrëveshjen” e Thaçit, kaq milion euro për ndarjen e Kosovës

Nga: A.M. Më: 22 shtator 2018 Në ora: 12:53
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se ka kontaktuar me firmën lobuese "Tony Blair Associates" për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se “Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro”

Postimi i plotë:                                         

Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.

Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese "Tony Blair Associates" për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.

Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat