Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se tashmë ka filluar fushata për liberalizimin e vizave në të gjitha komunat e Kosovës.
Hoxha ka shkruar në Facebook se të rinjtë duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit.
Postimi i plotë:
Fushata e filluar kohë më parë për liberalizimin e vizave po vijon në të gjitha komunat e Kosovës, radha ishte te Prizreni dhe Mitrovica, ku të rinjtë shpërndanë fletëpalosje.
Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet medias dhe mënyrave tjera me ato që duhet ditur, çka është liberalizimi dhe çka nuk është liberalizimi .
Të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin.