Thaçi dhe Van der Bellen flasin për arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Thaçi dhe Van der Bellen flasin për arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:54
Hashim Thaçi dhe Alexander Van der Bellen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë, me të cilin kanë diskuatuar me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat