“Kolonel Ahmet Krasniqi u vra nga LPK-ja në bashkëpunim me SHISH-in, Fatos Klosi dinë çdo gjë!” - Bota Sot
“Kolonel Ahmet Krasniqi u vra nga LPK-ja në bashkëpunim me SHISH-in, Fatos Klosi dinë çdo gjë!”

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

“Kolonel Ahmet Krasniqi u vra nga LPK-ja në bashkëpunim me SHISH-in, Fatos Klosi dinë çdo gjë!”

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 22 shtator 2018 Në ora: 16:37
Fatos Klosi dhe Kolonel Ahmet Krasniqi

Ministri i Mbrojtjës në Qeverinë e Kosovës në egzil Kolonel Ahmet Krasniqi u vra pabesishtë, në tradhëti me 21 shtator 1998, thotë prof. Dr. Binak Maxharraj, kurse sot, sipas tij, pas 20 vitesh rivorroset në atedhe me nderime shumë të mëdha.

Image
Binak Maxharraj

“Koloneli Ahmet Krasniqi u vra nga falangat dhe rrogëzinat e LPK-së në bashkëpunim me SHISH-in shqiptarë në krye me Fatos Klosin, i cili dinë çdo gjë rreth vrasjes se kolonelit. Shumica e tyre sot janë në pushtet. U vra sepse Ministri i mbrojtjes Koloneli Ahmet Krasniqi ishte i sinqertë në Luftën për Çlirimin e Kosovës, u vra sepse donte unifikimin e faktorit të luftës në përballjë me aremikun shekullor Serbinë, e kjo nuk u pëlqente disa falangave të LPK-së të tubuara në Shtabin e Rognerit të cilët më shumë e kishin drejtu luftën kundër Rugovës se sa kundër Serbisë. E vranë ata të cilët nuk deshtën që të zbatohet në terenet e Luftës Marëveshja Oslos. Atëhëre para 20 vjetesh me rastin e varrimit të Ministrit të Mbrojtjës nuk morën pjësë askush nga Shtabi i Rognerit të cilët shumica nga ata sot janë në pushtët, por siç thuhet më tepër kanë ba gosti”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, pas 20 vitesh eshtrat e heroit të kombit Ahmet Krasniqit këthehen në atedhe për rivarrim në organizimin e institucioneve të Kosovës.

“U bënë homazhe në holin e Kuvendit, shumë qytetar erdhen për ta nderuar heroin e tyre dhe për tu nda me të për herë të fundit. Është shumë e dhimbëshme dhe e tmershme se si hingilizën ata të cilët gjatë luftës bënë çdo gjë që ai të zhdukët nga skena e luftës, i cili edhe zhduk duke u vra në menyrën më të tmershme, që sot e kësaj dite nuk dihën vrasesit e tij, por as që është bë ndonjë tentim për zbardhjen e kësaj vrasje as në Shqiperi e lëre më në Kosovë. Dihet se pse?!”, shton profesori.

Ai thotë se u mbajtë edhe Akademia Përkujtimore për ndërë të rivorrosjës së Heroit të kombit Ahmet Krasniqi, ku fjalën e mbajti Presidenti Hashim Thaçi, i cili dikur para 20 vjetesh edhepse ishte në Shqipëri në Shtabin e Rognerit as që i shkojë mendja të merrë pjesë në varrimin e tij.

“Kurse sot sikur deshti me la vehten duke e lavdu Kolonelin Ahmet Krasniqin. Kjo sikur ishte edhe”vrasje e dytë” për Kolonelin, sepse Ahmet Krasniqi nuk pati nevojë të lavdërohet nga ata të cilët gjatë luftës i bëjshin kurtha”, potencon dr. Maxharraj.

Maxharraj flet edhe për Gani Gecin i cili lëshoi akuza të rënda kundër Presidentit Hashim Thaçi.

“Geci theksoi se pikërishtë Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së në krye me Hashim Thaçin ka dhënë urëdhër për vrasjen e Ahmet Krasniçit, ai pastaj vazhdon duke thanë së Hashim Thaçi është përgjëgjes për krimet politike të pas luftës në Kosovë. Ai shkonë edhe më largë kur thotë se pos urdhrit për vrasjën e Ahmet Krasniqit, Thaçi ka dhënë urdhër edhe për vresjen edhe të Bekim Kastratit, Bekim Dajakun, Haki Imerin etj. Unë nuk dua të hy në gjynah që ta ngre gishtin në këtë ose në atë njeri, por apostrofimet e shumëta ndaj Thaçit nga shumë pjësëmarrës të luftës si Gani Geci, Nazmi Bllaca, Naim Miftare kallxon diçka apo duhet të jetë si sinjal që këto apostrofime të hetohen nga Prokuroria”, potencon ai.

Maxharraj tutje thotë se, ceromonija e varrimit të heroit të kombit Ahmet Krasniqi ishte më shumë si një frazë e pushtetit që sado pak me e la fytyrën e tyre, bile shkuan edhe aq largë që edhe e dekoruan me Medaljen Presidenciale.

“Mendoj se të gjitha ato vrasje që i përmendi Gani Geci, nëse sadopak kanë të bajnë me Hashim Thaçin është një modus i mirë që ai të ballafaqohet edhe më Gjykatën Speciale, prej së cilës apo po bënë çdo gjë që ti ikë. Bile është në gjendje edhe ta rrotulloj krejtë shtetin veç të mos këtë punë me Gjykaten Speciale”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test