Prokuroria deklarohet për vrasjen e 29 vjeçarit në Deçan - Bota Sot
Prokuroria deklarohet për vrasjen e 29 vjeçarit në Deçan

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Prokuroria deklarohet për vrasjen e 29 vjeçarit në Deçan

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.  Zyrtari për informim i Themelores, Shkodran Nikçi ka thënë  se trupi i të privuarit nga jeta A.T, me urdhër të prokurorit është dërguar për në obduksion.

Më tej, ai ka shtuar se ekipet policore kanë arrestuar menjëherë të dyshuarin e këtij rasti, Sh.G dhe ka theksuar se kërkesa ndaj tij për caktimin e ndonjë mase të ndalimit do të parashtrohet sipas afateve ligjore.

“I dyshuari Sh.G. është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë gjersa për të njëjtin do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Më tutje, Nikçi ka treguar  se nga vendi i ngjarjes  janë siguruar të gjitha provat. Sipas tij, për momentin për shkak të fshehtësisë së hetimeve nuk mund të japin informata më shumë.

Ndryshe, i ndjeri ishte i martuar dhe pas vetës ka lënë dy djem binjakë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test