Thaçi: Senatori Johnson ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtet-ndërtimit

Aktuale

Thaçi: Senatori Johnson ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtet-ndërtimit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:57
Hashim Thaçi, së bashku me Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacollin, kanë takuar senatorin amerikan, Ron Johnson.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takuar senatorin amerikan, Ron Johnson.

“Sapo pëfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit. 

Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat