Ditë më parë Qeveria e vendit ka proceduar projektligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Kështu, Forca e Sigurisë së Kosovës këto ditë veçse ka nisur stërvitjet me grupe të ndryshme, kjo me qëllim që të jenë sa më të përgatitur në të ardhmen.
Derisa një grup i ushtarëve ndodhen në Shqipëri ku edhe po kryejnë një super- stërvitje nga NATO, disa të tjerë po kryejnë stërvitje në kampin “Bondsteel”, në Ferizaj nga KFOR-i.
Gjatë këtij, trajnimi FSK kanë mësuar për lëvizjet individuale, teknikat e kujdesit mjekëor dhe gamën e sulmeve të shpërthimit të granatës duke pastruar një shtëpi në fushën dhe navigimin e tokës.
Vlen të kujtojmë faktin se përfaqësues të institucioneve të Kosovës tashmë kanë nisur procedurat për transformimin e FSK-së, pavarësisht se kjo mund të përdoret si argument nga Serbia, se ushtria po bëhet pa pëlqimin e serbëve të Kosovës.