Thaçi kërkon vendosjen marrëdhënieve diplomatike me Kiribatin

Aktuale

Thaçi kërkon vendosjen marrëdhënieve diplomatike me Kiribatin

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 22:52
Hashim Thaçi në takimin që ka pasur në Nju Jork me presidentin e Kiribatit

Presidenti Hashim Thaçi në takimin që ka pasur në Nju Jork me presidentin e Kiribatit, ka kërkuar që dy shtetet të vendosin marrëdhënie diplomatike, si parakusht për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Në New York zhvilluam një takim me Presidentin e Kiribatit, Taneti Maamau, me të cilin biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve tona. Nga Presidenti i Kiribatit kërkova që dy shtetet tona të vendosin marrëdhënie diiplomatike, si parakusht për të forcuar lidhjet tona, pasi Kiribati më herët e ka njohur pavarësinë e Kosoves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat