Zeka: Thaçit palla s'i ha se çfarë themi ne, nuk rrëzohet me protesta - Bota Sot
Zeka: Thaçit palla s'i ha se çfarë themi ne, nuk rrëzohet me protesta

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Zeka: Thaçit palla s'i ha se çfarë themi ne, nuk rrëzohet me protesta

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:24
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur rreth kundërshtimeve ndaj planit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, tha se Thaçit nuk i bëjnë përshtypje reagimet nga kundërshtarët e tij politikë.

“Hashim Thaçit palla nuk i ha" se çfarë thonë të tjerët, është shprehur ai.

Zeka ka thënë se Thaçi është Erdogan i Kosovës, teksa i është referuar presidentit të Turqisë, i cili gjerësisht kritikohet për prirjet e tij diktatoriale.

Sipas tij, askush s’duhet të ketë dyshime rreth kësaj.

Zeka po ashtu ka komentuar protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Thaçit.

Ai ka vlerësuar se Thaçi s'mund të rrëzohet me protesta. Këtë, sipas tij, mund ta bëjnë vetëm deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test