29 shtatori, dita kur tregohet kush është patriot, kush i do heronjtë, kush...

Aktuale

29 shtatori, dita kur tregohet kush është patriot, kush i do heronjtë, kush...

Nga: N. Sh Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:51
Pamje nga protesta

Analisti politik, Haki Abazi përmes një shkrimi në facebook, ka bërë ftesë përsëri që të dilet në protestën e 29 shtatorit në mbrojtje të Kosovës.

Sipas tij, dita e 29 shtatorit është zëri i mbrojtësve të vërtet të pavarësisë, dita kur tregohet se kush është patriot, kush i donë heronjtë...

Sipas Abazit, 29 shtatori është dita që tregohet se sovrani është gjallë dhe demokracia nuk ka vdekur.

“Me 29 Shtator ne tregojme paqesisht e denjesisht qe nuk lejojme me ardhe Vucic me rehabilitu Millosevicin ne vendin e krimit e te dhunimit. Nuk lejojme qe Vucici me kercnu e me dhunu vendin dhe njerezit tanë”, shkruan Abazi, transmeton gazeta “Bot sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Une e dua Kosoven e s'i nenshtrohem nje njeriu qe do me nda e me shkatrru.

Me 29 Shtator ne ora 14:00 ne Prishtine, flet populli, qytetaret e Republikes se Kosoves. Zeri i mbrojtesve te vertet te Pavaresise. Me 29 Shtator tregohet se si ne menyre krejt paqesore e te qete tregojme kush eshte pronar i shtetit te Kosoves.

Me 29 Shtator ne ora 14:00 tregojme se kush eshte patriot, kush e do vendin, kush i kujton heronjet qe kane ra per liri e pavaresi, ju tregojme kush eshte prinder qe kujdeset per te ardhemen e femijeve te tyre, aty ne shesh tregojme kush eshte edhe intelektual i vertet dhe qe ka integritet e dinjitet e nuk shitet per pare e privilegje.

Me 29 Shtator nuk kemi me u msheh e as nuk kemi me gjete aresyje pse nuk duhet me dale po me 29 Shtator kemi me u pa bashke, se bashke jemi te forte, bashke jemi te pathyeshem ne qellimet fisnike per shtetin e se drejtes dhe shtetin e qytetareve. Me 29 Shator kemi me tregu qe sovrani eshte gjalle, qe demokracia nuk ka vdekur, se vlerat e ketij populli qe ka kalu shume kohe te veshira nuk jane zbehe, se ne dijme me mbeshtet njeri tjeterin per me mbrojte atdheun e memedheun.

Me 29 Shtator ne tregojme paqesisht e denjesisht qe nuk lejojme me ardhe Vucic me rehabilitu Millosevicin ne vendin e krimit e te dhunimit. Nuk lejojme qe Vucici me kercnu e me dhunu vendin dhe njerezit tane.

Me 29 Shtator kemi me ju thene Jo dhunusve te shtetit, pervetsuesve te pasurive shtetrore, kemi me refuzu me qene pjese e heshtjes ndaj dhunes kunder gruas, nuk kemi me leju me i dhunu veteranet e vertet dhe nuk kemi me leju me dhunu te ardhmen e femijeve tane.

Me 29 Shtator kemi me tregu qe vizioni per Kosoven Evropiane eshte gjalle dhe ka me mbet gjalle pergjithmone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat