Hoxhaj takon ambasadorin japonez: Marrëveshje me Serbinë vetëm me njohje dhe anëtarësim në OKB

Aktuale

Hoxhaj takon ambasadorin japonez: Marrëveshje me Serbinë vetëm me njohje dhe anëtarësim në OKB

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:25
Enver Hoxhaj, Kiyoshi Koinuma

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka pritur sot ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin kanë diskutuar ndër të tjera për ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj tha se Kosova do të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, vetëm nëse e njëjta përmban njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e vendit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në bisedën me ambasadorin japonez, zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se pa njohje nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutuan edhe aktivitetet që janë në organizim e sipër për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat