Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike - Bota Sot
Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike

Aktuale

Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:01
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, “por regjistrit të sëmundjeve kronike, të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”.

Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë tubimit të LVV-së në Gjakovë, për mobilizimin e protestës së 29 shtatorit, që organizohet nga kjo parti.

Komunikata e plotë e LVV-së:

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdoi rendin e tubimeve mobilizues për protestën e 29 shtatorit në Gjakovë. Në tubim bënë thirrje për bashkim Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, përfaqësuesja e organizatës “Thirrjet e Nënave” Nestrete Kumnova, luftëtari i UÇK-së Lekë Dobruna, deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë Agon Batusha.

Gjakova dikur e industrializuar dhe sot e varfëruar nuk do të heshtë, por do t’i bashkohet masivisht dhe paqësisht protestës mbarëpopullore dhe tejpartiake të 29 shtatorit. Gjakova as nuk e harron të shkuarën dhe as nuk ndalet për ta kërkuar drejtësinë në të tashmen.

“Nuk mundemi me folë për drejtësi nëse nuk i japim zë dhimbjes!”, tha zonja Kumnova. Ndërsa presidenti kurrë nuk i përmendi në bisedime të pagjeturit, krimet e luftës dhe dëmet që na i shkaktoi Serbia.

Ngaqë është i frikësuar për veten e tij nga gjykata speciale, Thaçi po përhap panik në të gjithë vendin për ndarjen e Kosovës. “Presidenti e mendon Kosovën si një mall që mund të shitet me çmim të negociueshëm. Por ne duhet t'ia ndalojmë atij tërësisht tregtinë,” tha deputetja Nagavci. Ne nuk jemi të frikësuar, nuk jemi në panik dhe nuk i nënshtrohemi një njeriu.

“Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, por regjistrit të sëmundjeve kronike; të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”, u shpreh Kryetari Albin Kurti.

Po ashtu, Kryetari Kurti përmendi dy takimet e tij të fundit, me ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafën dhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës, për të ritheksuar problemet e Kosovës dhe gatishmërinë e Lëvizjes për zgjidhjen e tyre tejpartiake.

Thirrja shkon për të gjithë Gjakovën dhe fshatrat e saj që të bashkohen me datë 29 shtatorë, ditën kur fillon fundi i Thaçit dhe fillimi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...