Lutfi Haziri: Vjosa Osmani është kandidate e mirë për kryetare të LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri: Vjosa Osmani është kandidate e mirë për kryetare të LDK-së

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:42
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Vetëm pak ditë më parë u hëngrën me fjalë, por tash Lutfi Haziri ka fjalë të mira për kolegen e tij partiake, Vjosa Osmani.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka vlerësuar deputeten e LDK-së si kandidate të mirë për kryetare të ardhshme të partisë.

“Definitivisht është njëra prej kandidateve të mira”, është shprehur ai.

Sipas tij, konkurrenca e mirë vetëm mund ta çojë LDK-në përpara.

Megjithatë, Haziri, vetë njëri prej aspirantëve për kryetar të LDK-së, ka vlerësuar se ndoshta do të ishte më mirë që LDK-ja të kishte vetëm një kandidat.

“Jam për një marrëveshje politike në LDK. Jo në dëm të demokracisë, por për një marrëveshje që LDK’në e nxjerr nga periudha post-rugoviste”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat