Hoxha i cili beson se siguroi ndihmë prej gati 100 mijë eurosh pasi e kërcënoi Thaçin

Aktuale

Hoxha i cili beson se siguroi ndihmë prej gati 100 mijë eurosh pasi e kërcënoi Thaçin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 06:30
Asllan Bajraktari

Ministria e Bujqësisë i ka ndarë Asllan Bajraktarit një grant prej 97,550.00 euro

Tërë ditën e kalon duke punuar. Asllan Bajraktari, po mundohet që sa më shpejt ta përfundojë një shtallë e më pas t’i fusë bagëtitë të cilat i ka donacion nga Ministria e Bujqësisë.

E për ta siguruar këtë ndihmë nga Ministria, hoxha nga Jashanica e Klinës, kishte bërë veprime që i kushtuan edhe me arrestimin e tij dhe dënim nga Gjykata.

Duke e parë që për të pestën herë, iu refuzua ndihma nga shteti ai shkoi dhe kërcënoi familjen e presidentit Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Bajraktari beson se ky veprim, ndonëse i dënueshëm, bëri që ai të fitojë një mbështetje financiare afër 100 mijë euro.

Se Bajraktari e mori këtë grant thonë edhe në Ministrinë e Bujqësisë.

Në një përgjigje për T7 nga kjo ministri thonë se fermeri, Asllan Bajraktarim, në 2018 ka qenë përfitues i vlerës 97,550.00 €

Gjithashtu në këtë përgjigje kjo ministri njofton se Asllan Bajraktari ka aplikuar dhe është përfitues i mundshëm i grantit për vitin 2018 në kuadër te Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Bajraktari tregon po ashtu edhe për qëndrimin në burg pasi u arrestua nga policia e Kosovës për kërcënimin që ia kishte bërë familjes Thaçi.

Data 18 shtator ishte dita e gjykimit për Bajraktarin ku u dënua me gjashtë muaj burgim, por që hoxha nga Jashanica po pret përgjigjen përfundimtare nga gjykata e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat