Jakup Krasniqi kapet me Lutfi Hazirin, tregon ëndrrën e Lutës

Aktuale

Jakup Krasniqi kapet me Lutfi Hazirin, tregon ëndrrën e Lutës

Nga: P.R Më: 26 shtator 2018 Në ora: 06:39
Jakup Krasniqi dhe Lutfi Haziri

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës na radhët e PDK-së, tash funksionar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka akuzuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin se i ka ëndërr votat e preshevarëve, por jo bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

“Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë. Me ketë logjikë u mësuam tani më. Qofsha i gabuar në ketë që po e them!”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ëndrra e brezave ishte: Çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të SHQIPËRISË!

Nëse brezi ynë duhet të krenohet me një aspiratë kombëtare që disa po e quajnë ëndërr, do të duhej të krenoheshim me aspiratën e gjithë brezave shqiptar që nga viti i largët 192/13 e krejt deri të lufta çlirimtare e Kosovës. Kushdo që sot thotë se e kam ëndërr për bashkimin e Kosovës Lindore (jo Preshevë, Bujanovc e Medvegje), duhet ta kenë në mendje, se për atë ëndrrën tjetër janë flijuar mbi 80.000 shqiptarë, kanë mbajtur mbi 600 shekuj burg në kazamatet e Jugosllavisë, pa folur për sakrificat e tjera. Nëse nuk dini a nuk mundi nuk është marre, por ta ngushtoni aspiratën kombëtare nuk është mirë.
Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë. Me ketë logjikë u mësuam tani më.
Qofsha i gabuar në ketë që po e them!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat