20 vjet nga masakra e familjes Deliu, Veseli: Abria, Drenica dhe Kosova mposhtën barbarinë e shek. XX

Aktuale

20 vjet nga masakra e familjes Deliu, Veseli: Abria, Drenica dhe Kosova mposhtën barbarinë e shek. XX

Nga: N. Sh Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:44
Pamja nga masakra e Abrisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht edhe i Kuvendit të Republikë së Kosovës, Kadri Veseli ka folur për 20 vjetorin e masakrës së familjes Deliu në Abri të kryer nga forcat serbe, më 26 shtator 1998.

Veseli në përkujtim të kësaj masakre, thotë se nuk janë kursyer as foshnjat, gratë dhe as të moshuarit.

Pas kësaj, Veseli pohon se Abria, Drenica dhe gjithë Kosova nuk u thyen, por e mboshtën barbarinë më të madhe të shekullit XX, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, Abria është monument i kujtesës dhe lirisë.

Më poshtë shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

Më 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe kryen njërën prej masakrave më të rënda të luftës, atë mbi Familjen Deliu të Abrisë. Nuk u kursyen as foshnjat, as gratë dhe as të moshuarit. Tronditja ishte e madhe, por edhe më e madhe ishte vendosmëria e populli tonë për të qëndruar i pathyer në rrugën e lirisë. Abria, Drenica, e gjithë Kosova nuk u thyen. E mposhtën barbarinë më të madhe të fund shekullit XX.

Sot, 20 vjet pas, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e Abrisë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje çmimin e lirisë, por edhe për t’u zotuar se shteti i pavarur e sovran i Kosovës do të qëndrojë përgjithmonë në mbrojtje të lirisë sonë. Abria është monument i kujtesës sonë. Është monument i lirisë sonë. Është zotim i shtetit tonë sovran. Zotim se ky vend kurrë më nuk do të cenohet në lirinë dhe sigurinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat