Përshëndetja e fundit e Delawie: Lamtumirë, e ardhmja është në duart tuaja

Aktuale

Përshëndetja e fundit e Delawie: Lamtumirë, e ardhmja është në duart tuaja

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:24
Greg Delawie

Derisa javëve të fundit, Delawie pareshtur ka dhënë këshilla e kritika para largimit, sot ai përshëndeti kosovarët ngrohtësisht.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka dhënë lamtumirën e fundit Kosovës, në përfundimin e misionit të tij diplomatik.

Delawie në Twitter ka shkruar se qytetarët dhe liderët kosovarë kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit.

“Po e lë çelësin e llogarisë sime të Twitterit në duar të sigurta të zëvendësshefës së misionit diplomatik. Dhe, natyrisht çelësi i të ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe liderëve të saj. Pres të krijoni një të ardhme të ndritshme. Falëmnderit dhe lamtumirë”,  ka shkruar Delawie.

Diplomati amerikan së fundmi po ashtu ka kritikuar ashpër ndërhyrjen politike në rastin e listave me veteranë të rrejshëm, ndërsa i ka dhënë përkrahje të madhe prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakajt, i cili po hetonte këto lista.

Derisa në një intervistë dhënë para përfundimit të mandatit, Delawie ka thënë se tentativa për ta , shfuqizuar Gjykatën Speciale në dhjetor të vitit 2017, ka qenë një ‘thikë pas shpine’ për Amerikën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Philip Kosnett ambasador në Kosovë. Deri tani, ai ishte në një mision diplomatik në Ankara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat