Haradinaj merr pjesë në Forumin “Bloomberg Global Business” - Bota Sot
Haradinaj merr pjesë në Forumin “Bloomberg Global Business”

Aktuale

Haradinaj merr pjesë në Forumin “Bloomberg Global Business”

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në sesionin e dytë të forumit “Bloomberg Global Business”, në kuadër të vizitës së tij në punimet e sesionit të 73’të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-në.

Haradinaj tha se Kosova është e hapur që të shpreh vizionin dhe idetë e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për të gjetur mënyra të reja për të punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në forumin “Bloomberg Global Business”, i cili është vendi i vetëm i dedikuar për të mbledhur liderët më të rëndësishëm botërorë nga sektorët publikë dhe privatë, u diskutua për prosperitetin e përbashkët dhe ndërtimin e partneritetit ndërmjet biznesit dhe qeverisë, për të siguruar sukses të vazhdueshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...