Pacolli flet për takimin me kryeministrin e Marokut: E vërteta është ndryshe

Aktuale

Pacolli flet për takimin me kryeministrin e Marokut: E vërteta është ndryshe

Nga: G.B Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:57
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me takimin me kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani i cili shkroi në Twitter se një zotëri nga Kosova iu imponua atij, përcjell Bota sot.

“Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontakteve. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Twitter.

Ndërsa, Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se e vërteta është ndryshe nga ajo e publikuar në media, derisa ka publikuar bisedën me të, kur e ka pyetur për tu takuar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E verteta me Kryeministrin e Marokut eshte ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa media Kosovare. 
Une dje kisha takim te akorduar, me shkrim, me Kryeministrn ,(shif poshtë);

Sidoqofte metri diplomatik nuk ka krahasim me metrin mediatik.

—————————————

Ne e pyesim, via sms, Kryeministrin;

“ A ka dicka te re?
Nje takim i shkurte 5 
min?”

pergjigja e Krye-
ministret;

“Tani jam ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara, ulur perballe salles se konferencave nr.4,
nese ke kohe mund te takohemi”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat