Presidenti i Beninit së shpejti viziton Kosovën

Aktuale

Presidenti i Beninit së shpejti viziton Kosovën

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:49
Behgjet Pacolli dhe Patrice Talon

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se brenda pak javësh, ministri i Jashtëm i Beninit do ta vizitojë Kosovën, për të vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe për përgatitur një vizitë të rrallë për presidentin Patrice Talon në Kosovë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Takimet me udhëheqës të Beninit më krijojnë shumë energji pozitive, sepse ata më kanë respektuar dhe respektojnë shumë mua dhe Kosovën. Në 2011, Presidenti i kohës Boni Yayi më dha njohjen menjëherë dhe prej atij momenti kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Ndaj kur takova presidentin aktual Patrice Talon dhe homologun tim të diplomacisë Aurelien AGBENONCI. u ndieva shumë mirë, sepse pothuaj u përsërit e njëjta skenë . U vendos menjëherë që brenda pak javësh ministri i jashtëm të vizitojë Kosovën, të vendosim marrëdhëniet diplomatike dhe të përgatisim një vizitë të rrallë për Presidentin Talon në Kosovë. Do bashkëpunojmë dhe për Frankofoninë dhe Interpolin.

Takova dje dhe Presidentin e Palaut, Thomas Remengesau Jr, biseduam për bashkëpunim të ndërsjellët dhe Samitin e Dubait

Me Ministrin e jashtëm të Somalisë Ahmed Isse Aëad, biseduam për bashkepunim diplomatik në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.

Shtrëngova duart me homologun tim të Arabisë Sauditë, Adel Al Jubeir dhe u murem vesh per nje takim tjetër bilateral,

Po ashtu ditën e djeshme, u takova së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit Ëes A. Mitchell dhe gjat biseduam për temat e ndryshme dhe dialogunme Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat