Fjalimi emocional i Ilir Dedës: Mua do të më kishin varur në shesh, po të propozoja ndarjen

Aktuale

Fjalimi emocional i Ilir Dedës: Mua do të më kishin varur në shesh, po të propozoja ndarjen

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 23:57
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka mbajtur një fjalim mjaft emocional, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë, të mërkurën, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Deda ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Sipas Dedës, ideja e Thaçit nuk përfshin asgjë më pak se ndarjen e Kosovës. Plan të tillë, ka kujtuar ai, kanë pasur dikur diktatori Sllobodan Millosheviq dhe akademiku Dobrica Çosiq në Serbi.

Ai ka thënë se po të dilte dikush tjetër me idenë e ndarjes së Kosovës, sikur Thaçi, do të përballej me thirrje për ta ekzekutuar në publik.

“Mua do të më kishin varur në shesh, po të propozoja ndarjen”, është shprehur Deda.

Ai ka porositur se është vlerë ta kundërshtosh Thaçin.

"Projekti i Thaçit për ta shpëtuar veten nga të këqijat që i ka bërë ai, s'mund të jetë shkatërrimi i jetës së 2 milionë njerëzve", është shprehur Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat