LDK fton shqiptarët e Maqedonisë që të marrin pjëse masovikisht në referendum

Aktuale

LDK fton shqiptarët e Maqedonisë që të marrin pjëse masovikisht në referendum

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:40
Foto

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ështe deklaruar lidhur me referendumin që do të mbahet në Maqedoni lidhur me ndryshimin e emrin të Rebulikës së Maqedonisë

.LDK ka shtuar së qyteraët e Maqedonisë duhet të marrin pjesë masovikisht në këte referendum.

Ata ka theksuar se u bëjnë thirrjë qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë që ketë moment historik ta përdorin në interesin e tyre dhe në të mirë të së ardhmes evropiane të shtetit të tyre.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:

Komunikatë për Medie

Prishtinë, 27 shtator 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndjekur me kujdes të madh të gjitha zhvillimet lidhur me procesin e ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë, si dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit institucionalë e politikë të shqiptarëve të Maqedonisë.

LDK-ja vlerëson se vendi ynë fqinj, Maqedonia, është para një momenti shumë të rëndësishëm dhe historik për të ardhmen e popujve të saj.

Të dielën qytetarët e Maqedonisë do të vendosin për të ardhmen evropiane të vendit të tyre, për prosperitetin dhe për sigururinë e rajonit tonë.

LDK-ja vlerëson se është në insteresin jetik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në insteresin e shqiptarëve kudo që janë, që shqiptarët e Maqedonisë, të dielën, të marrin pjesë masovikisht në referedum dhe të votojnë pro marrëveshjes historike.

LDK-ja u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që këtë moment historik ta përdorin në interesin e tyre dhe në të mirë të së ardhmes evropiane të shtetit të tyre.

LDK – Zyra për Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat