Zvicra mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Aktuale

Zvicra mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:02
Hashim Thaçi dhe Alain Berset

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Zvicrës, Alain Berset.

Kreu i vendit me këtë rast ka falënderuar homologun e tij zviceran për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës në periudhën e paraluftës si dhe në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Diaspora e madhe në Zvicër janë urë lidhëse dhe garantues i përhershëm i bashkëpunimit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka marrë mbështetjen e presidentit Zviceran për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Në takim është biseduar për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, e cila do t’i hapte rrugë anëtarësimit të dy shteteve në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka vazhduar takimet e shumta me krerët botërorë, të cilët po marrin pjesë në Sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat