1 muaj paraburgim për Milaim Zekën

Aktuale

1 muaj paraburgim për Milaim Zekën

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:49
Milaim Zeka

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër deputetit Milaim Zeka për veprën penale Kanosja nga neni 185 par. 3, lidhur me paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Zekës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, nga data 26.09.2018 deri me datën 26.10.2018.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.24.09.2018 në ambientet e televizionit T7 në emisionin “DPT te Fidani” i pandehuri M.Z ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu për shkak të detyrës zyrtare i cili ndaj të pandehurit M.Z ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit është masë adekuate dhe e domosdoshme.

“Në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe duke marr parasysh se i pandehuri ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Milaim Zeka kjo shton edhe më shumë rrezikun se i pandehuri do ta përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej, sepse arsyeja e kanosjes nga i pandehuri ka qenë ngritja e aktakuzës ndaj tij, nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”, përfundohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat