Thaçi takohet me Jens Stoltenberg, biseduan për transformimin e FSK-së në ushtri

Aktuale

Thaçi takohet me Jens Stoltenberg, biseduan për transformimin e FSK-së në ushtri

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:09
Thaçi takohet me Jens Stoltenberg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes Facebook se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, përcjell “Bota sot”.

Thaçi thotë se i ka kërkuar Stolenbergut vazhdimin e mbështetjes për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri.

Postimi i plotë:

Në Nju Jork takova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

E falënderova sekretarin Stoltenberg për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, Evropë dhe botë.

Lidhjet tona historike dhe të veçanta me NATO-n duhet të shndërrohen në një bashkëpunim të mirëfilltë strategjik, përmes anëtarësimit tonë në këtë aleancë.

Nga sekretari Stoltenberg kërkova vazhdimin e mbështetjes për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri shumetnike me standardet më të larta. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat