Liderët e fotografive dhe përshëndetjeve

Aktuale

Liderët e fotografive dhe përshëndetjeve

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:24
Thaçi, Haradinaj, Pacolli dhe Vlora Çitaku

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli po marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të bashkuara në Neë York të SHBA-së.

Por aventura e tre “musketarëve” nga Kosova në SHBA, po përcillet me veprime sa për të treguar vetën krah liderëve botëror, sidomos pranë presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Një sjellje joserioze për t’u dukur serioz para opinionin, e bëri zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ku për një moment publikoi një video pa zë në rrjetin e tij social Facebook, duke ia shtrënguar dorën presidentit amerikan, e për këtë, Pacolli u ndje shumë krenar.

Mirëpo, pas pak momentesh i doli në shesh video e plotë e me zë, ku dëgjohet këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj duke e bindur shefin e tij që t’ia jepte dorën presidentit amerikan dhe duke ia treguar momentin se kur. Krejt kjo u bë me një proklamim të vet Pacollit në rrjetet sociale.

Ky rast duhet të hetohet nga organet përkatëse, pasi që është një mashtrim dhe manipulim me opinionin në Kosovë.

Pacollit definitivisht nuk po i ecën mirë në SHBA. Ai për t’u treguar sa më liberal dhe njeri i kompromiseve, para liderëve botëror, u shpreh publikisht se mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ketë kufij dhe se “topin duhet hedhur në fushën ekonomike". Kjo deklaratë e tij mund të vjen për shkak të entuziazmit të tepruar të Pacollit në SHBA, e këto fjalë të tij, në të ardhmen mund t’i kushtojnë shtrenjtë.

E një moment të lumtur në SHBA, Pacolli e kishte në takim korridoresh me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. Një bisedë e shkurtër por shumë miqësore me kryeministren serbe, ia ndreqi disponimin Pacollit, pasi ky i fundit në fjalinë përmbyllëse të asaj bisede të shkurtër, iu drejtuar Bërnabiqit “Kjo është një zonjë që ne e respektojmë shumë”.

E presidenti Thaçi ia arriti qëllimit të vet. Ai e arriti që të fotografohej me presidentin amerikan Donald Trump dhe zonjën e parë të SHBA-ve, Melania Trump. Gjithashtu, në foto arriti të futej edhe bashkëshortja e Thaçit, Lumnija.

Thaçi në foton e postuar shtoi se SHBA e çmon shumë miqësinë e përjetshme të qytetarëve të Kosovës me SHBA-në, ndërsa tregoi se në takimet që ka pasur i është dhënë mbështetje Kosovën për themelimin e forcave të armatosura të Kovës, në koordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-në.

E kryeministri Haradinaj siç duket po ia kalon mirë atje. Ai po e zhvillon një shëtitje që moti të munguar, njësoj sikur nxënësit në një ekskursion shkollor. Një vizitë e tij në akademinë e kadetëve në “Ëest Point”, ia ngjalli nostalgjinë prej një komandanti kryeministrit Haradinaj, pasi një shfaqje e tij para kadetëve, i bëri këta të fundit të duartrokasin për të. Gjithsesi, një aventurë dhe shëtitje e mirë për Haradinajn, mirëpo asgjë në favor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat