“Arrestimi i deputetëve shenjë e diktaturës”

Aktuale

“Arrestimi i deputetëve shenjë e diktaturës”

Nga: N.Sh Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:25
Milaim Zeka, Shkumbin Demalijaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj e quan diktaturë arrrestimin e depuetëve Milaim Zeka dhe Shkumbin Demaliajt.

Nitaj thotë se, deputetët në fjalë janë arrestuar për shkak të fjalëve që i kanë thënë në televizion.

Ai thekson se, i ka vërejtjet e tij për gjuhën e përdorur të deputetëve, por ai pyet se a mund të cilësohen kanosje dhe kërcënim qëndrimet e tyre publike, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai e quan të panevojshëm arrestimin e tyre pasi sipas tij, ata nuk kanë bërë asnjë veprim që cilësohet si kërcënim.

“Këto janë shenja të diktaturës dhe jo të drejtësisë! Deputetët Demalijaj e Zeka duhet të lirohen menjëherë dhe Prokurori i Shtetit duhet të japë sqarime!

Nuk mbyllen deputetët për një fjalë goje. A keni dëgjuar të ketë ndodhur diçka e tillë në botë, përpos në diktaturë, apo ju jeni të parët që e keni zbuluar! “, shkruan ai në facebook.

Ja shkrimi i plotë:

Arrestimi i deputetëve shenjë e diktaturës

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Milaim Zeka, arrestohen vetëm për shkak të fjalëve që i kanë thënë në televizion.

Unë personalisht kam vërejtjet e mia për gjuhën që ata e kanë përdorur, por a mund të cilësohen kanosje dhe kërcënim vetem qëndrimet e tyre publike, sado të pamatura qofshin ato?!

Vlerësoj se arrestimi i tyre ka qenë krejtësisht i panevojshëm sepse ata nuk kanë bërë as edhe një veprim të vetëm që mund të cilësohej kërcënim.

Qysh kur prokuroria e shtetit i paska rregulluar krejt punët e veta, saqë paskan ardhë në radhë të arrestohen deputetët, vetëm për aq sa flasin në studio televizive!!!

Nuk janë arrestuar kërcënuesit e denoncuar, nga viktimat që më pas janë vrarë, e tash po arrestohen eputetë pse e teprojnë me fjale?!

Këto janë shenja të diktaturës dhe jo të drejtësisë! Deputetët Demalijaj e Zeka duhet të lirohen menjëherë dhe Prokurori i Shtetit duhet të japë sqarime!

Nuk mbyllen deputetët për një fjalë goje. A keni dëgjuar të ketë ndodhur diçka e tillë në botë, përpos në diktaturë, apo ju jeni të parët që e keni zbuluar! MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat