Hoxha: Institucionet të mos ndërhyjnë në punën e prokurorisë

Aktuale

Hoxha: Institucionet të mos ndërhyjnë në punën e prokurorisë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:12
Sylë Hoxha

Prokurori i prokurorisë speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka kërkuar mbështetje për kolegët e tij në punën e tyre.“Të flitet ndonjë fjalë e mirë për ta dhe të ndihmohet sistemi, e jo të rrinë si kujdestarë e t’i sulmojmë ata”.

“Ne prokurorët dhe flas edhe për gjyqtarët, nuk e kemi një mbrojte institucionale, pra kjo na mungon në shoqërinë kosovare”, deklaroi ai në emisionin Zona e Debatit.

Syla po ashtu ka folur edhe me doza kritikuese ndaj institucioneve të vendit, duke kërkuar që t’u mundësohet pavarësia në punën e prokurorëve .

“Ky parlament dhe kjo qeveri duhet te na japë mbështetje institucionale, jo të më mbrojë mua si emër, por një mbështetje institucionale. Po ashtu  me kujdes duhet edhe subjektet dhe institucionet të rrinë anash dhe jo të ndërhyjnë në punën e prokurorisë, se çdo deklaratë e subjekteve politike ndikon dhe ndërhyn në pavarësinë tonë të gjyqësorit”.

Ndërsa në lidhje me aktakuzat e fundit të ngritura pas deklaratave televizive të Zekës dhe Demaliajt, Hoxha deklaroi se ata si prokurori e shtetit e kanë kryer obligimin e tyre ligjor dhe pritet të shihet epilogu si do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat