Selimi, komandantëve të UÇK-së: Tregojeni numrin e ushtarëve, pse po heshtni

Aktuale

Selimi, komandantëve të UÇK-së: Tregojeni numrin e ushtarëve, pse po heshtni

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:01
Rexhep Selimi

Ish komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ka folur për herë të parë për heshtjen që shokët e tij të luftës e kanë bërë për numrin e ushtarëve të UÇK-së.

Selimi ka thënë se të gjithë komandantët e dinë numrin e saktë e ushtarëve të UÇK-së, por po heshtin.E kjo sipas tij duhet të shërbejë si arsye për nisjen e hetimeve nga Prokuroria, kurdo që bëhen hetime korrekte.

Ai e ka lidhur heshtjen e këtyre komandantëve, me hyrjen e tyre në politikë, por ka thënë se ata kanë prekur një pjesë të historisë që nuk ish dashur ta preknin kurrë.

“Të gjithë e din, por jo të gjithë flasin, disa heshtin e disa flasin.

Ata që heshtin duhet të na thonë pse po heshtin, dhe a jon pjesë vet, qoftë në mënyrë aktive qoftë në mënyrë pasive e fryrjes së listave.

Pra të gjithë e din, ne të gjithë e dimë me të vërtet se sa ushtarë ka pasur UÇK-ja, disa po heshtin por kjo është pak a shumë një shenjë edhe për prokurorinë, është një pikënisje nga duhet të nisej prokuroria kurdo që do të ndodhte një hetim i mirëfilltë.

Heshtja nuk um pëlqen të shok e mi por heshtjen do duhej ta thyente drejtësia

Shumë prej komandantëve njerëzve përgjegjës për luftën e UÇK janë sot në politikë

Ata do duhej që thjesht bakroundin e tyre patriotik ta shfrytëzonin për mirë dhe jo ta keqpërdornin

Kanë vënë dorë në historinë e UÇK-së shumë prej atyre që kanë histori të UÇK e që s’do duhej ta bënin kurrë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat