Aliu: Shpend Ahmeti të përgjigjet për takimin e fshehtë me Lutfi Hazirin

Aktuale

Aliu: Shpend Ahmeti të përgjigjet për takimin e fshehtë me Lutfi Hazirin

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:57
Liburn Aliu

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu e ka akuzuar Shpend Ahmetin për takime të fshehta me zyrtarë të LDK’së.

Duke iu përgjigjur kritikave të Ahmetit, Aliu tha se VV mban takime të hapura dhe jo të fshehta me zyrtarë të LDK’së.

“Ne mbajmë takime të hapura. Kemi pasur takim me Isa Mustafën dhe e themi hapur. Po takohemi me Isa Mustafën për këtë çështje. Nuk mbajmë takime të fshehta’, tha Aliu në T7.

“Unë për shembull do ta kisha pyet Shpend Ahmetin: A është taku ai dje me Lutfi Hazirin? Le të tregojë ai a është taku dje me Lutfi Hazirin’, shtoi ai.

‘Në një moment të rëndësishëm për Kosovën ata na kanë braktis dhe është e vështirë të krijohet besimi sërish’, u arsyetua Aliu, kur u pyet se pse nuk u ftua PSD në protestën e së shtunës.

"PSD ka qëndrim armiqësor ndaj VV'së", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat