Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Aktuale

Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 11:03
Kadetët e rinj të FSK-së

(E plotësuar) - Në kazermën "Adem Jashari" është mbajtur ceremonia e betimit të gjeneratës së 22- të 16 kadetëve të rinj të Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha duke e konsideruar si ditë të veçantë  tha se këta kadetë të rinj po i bashkohen FSK-së në një moment të rëndësishëm për Kosovën pasi që janë procedurat dhe  ligjet për kalimin e FSK-së në ushtri.

"Betimi juaj është i veçantë sepse ju po e filloni një etapë të re në FSK .E dini që po vini në një situatë kur FSK i ka procedurat dhe  ligjet për marrjen e kompetencave dhe detyrave shtesë dhe këto ligje janë në pritje në një proces  të rregullt për t’u miratuar në Parlamentin e Kosovës. Dua t’i falënderoj partnerët tanë për angazhimin e tyre që në baza ditore po i japin për zhvillim të kësaj force", tha ai.

Kurse, Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Enver Cikaqi tha se sot po i bashkohen FSK-së 16 kadetë të rinj. Sipas tij ata po i pret një rrugë e gjatë dhe sfiduese por që është një mision i shenjtë. 

"Ne besojmë tek ju dhe ju jeni bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kur po ndodhin ndryshime she përmirësime të mëdha", tha Cikaqi.

Ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së (Drejtpërdrejt)

Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia mbahet në kazermën "Adem Jashari" nga ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat