Kryetari i Preshevës, mesazh Thaçit: Kush luan me ne nuk i njeh mirë preshevarët

Aktuale

Kryetari i Preshevës, mesazh Thaçit: Kush luan me ne nuk i njeh mirë preshevarët

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 11:14
Konferenca për media e Arifit dhe Thaçit / Foto arkiv

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se është momenti i fundit që edhe një herë të tematizohet kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, të cilët dëshirojnë të bashkohen me Kosovën.

Në emisionin n’SHESH, Arifi ka thënë se kushti i tyre për realizimin e kësaj kërkese është që të mos cenohet integriteti territorial i Kosovës.

“Për serbët në veri të Kosovës bisedohet sikur ata janë i vetmi minoritet në Ballkan, përderisa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk pretendon të fitojë zgjedhje duke luajtur me kufij. “Ai i cili bën lojë me neve për këtë çështje, nuk i njeh mirë preshevarët” ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat