AAK: Arrestimi i Demaliajt dhe Zekës me motive politike, duan bllokimin e Kuvendit

Aktuale

AAK: Arrestimi i Demaliajt dhe Zekës me motive politike, duan bllokimin e Kuvendit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:45
Shkumbin Demalijaj dhe Milaim Zeka

Grupi Parlamentar i AAK-së së kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se arrestimi i deputetëve Shkumbin Demalijaj dhe Milaim Zeka mund të jetë bërë me motive politike me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Druajmë se arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës”, potencon Grupi Parlamentar i AAK-së.

Në këtë komunikatë për media, GP i AAK-së ka kërkuar nga Gjykata që të lirojë deputetët, pasi sipas tyre prangosja e tyre për fjalët që kanë thënë ndodh vetëm në sisteme totalitare.

“Pamjet e prangosjes së deputetëve për fjalën e tyre mund të shihen vetëm në sisteme totalitare. Prandaj kërkojmë që deputetet që po mbahen në arrest të lirohen menjëherë dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta”, vazhdon komunikata.

Sipas tyre është e pa logjikshme që ata të arrestohen vetëm për shkak se janë shprehur emocionalisht më shumë se sa duhetm, por megjithatë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret që ka mundur ta rrezikonte dikë.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i indinjuar me arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në si deputet nuk mund të pajtohemi me logjikën e arrestimit të deputetëve për shkak të fjalës së tyre edhe kur ajo është më e ashpër dhe më emocionale se sa që duhet. Konsiderojmë se deputetët e arrestuar nuk kanë bërë asnjë veprim konkret i cili mund të cilësohej kanosje ose rrezik të kujtdoqoftë dhe mbajtja në paraburgim e tyre kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd, është shkelje e rëndë e dinjitetit dhe integritetit të deputetit”, përundon komunikata.

Demalijaj dhe Zeka janë arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të deklaratave të tyre drejtuar Afrim Shefkiut (prokuror) dhe Elez Blakajt (ish-prokuror).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat