Thaçi: Në ShBA mora bekimin për marrëveshjen me Serbinë dhe demarkimin e kufirit me të

Aktuale

Thaçi: Në ShBA mora bekimin për marrëveshjen me Serbinë dhe demarkimin e kufirit me të

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:26
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka marrë bekimin e plotë amerikan për marrëveshjen finale me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me të, si dhe demarkimin e plotë me të.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për media  pas kthimit të tij në  New York dhe Washington gjatë punimeve të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje e që do të mbahet nesër më 29 shtator, kreu i shtetit e ka konsideruar si një protestë jo kundër tij, por kundër Luginës së Preshevës.

Thaçi: Protesta e 29 shtatorit është kundër Luginës së Preshevës?

“Unë punoj kundër ndarjes , kundër shkëmbimit, kundër Asociacionit me elemente ekzekutive e mbështesë fuqishëm kërkesën legjitime të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. E mbështes fuqishëm angazhimin në dialog për njohje reciproke që ky proces të mbështetet paqësisht me njohje reciproke, një marrëveshje ligjërisht obligative në rrafshin ndërkombëtar, një proces 100 përqind të koordinuar me NATO, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, por të thirret një protestë që për mua nënkupton definitivisht një protestë kundër bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, kjo protestë nuk është kundër Thaçit”, tha Thaçi.

Ndër të tjerash presidenti i vendit, tha se e ka bekimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovë për të udhëhequr dialogun me Serbinë, nëse do vepronte ndryshe, ai thotë se do u ikte përgjegjësive të tij dhe do shkelte Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti i Kosovës pasi vizitës së tij në Neë York tha se ka marrë mbështetje e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesve të BE-së për dialogun me Serbinë  dhe arritjen e një marrëveshje reciproke e njohur në rrafshin ndërkombëtar.

Ai e ka ripërsëritur se është kundër ndarjes, shkëmbimit të territoreve dhe asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Gjatë këtij takimi ai tha se ka përcjell edhe kërkesën legjitime të Luginës së Preshevës që t’i bashkohet Kosovës, derisa theksoi se nga takimi i shkurt me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ka marr mbështetje të plotë për dialog.

Thaçi: SHBA-të e mbështesin dialogun me Serbinë?

“Të gjithë janë në mbështetje të mundësisë së arritjes së një marrëveshje Kosovës –Serbi , një marrëveshje paqësore, një marrëveshje që garanton stabilitet dhe perspektiv evropiane, një marrëveshje që ruan dhe afirmon multietnicitetin në Kosovë dhe që afron Kosovën shpejt drejt NATO-s  dhe Bashkimit Evropian. Për të gjithë përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të  Bashkimit Evropian por edhe të organizatës së Kombeve të Bashkuara është konkludim i përbashkët se ‘status quo’  që po kalojmë tani është e paqëndrueshme. Një marrëveshje e tillë me Serbinë për normalizim e plotë të marrëdhënieve ka kuptim të plotë vetëm kur të jetë ligjërisht obligative në rrafshin ndërkombëtar dhe pastaj njohja reciproke, si dhe demarkimi i plotë i kufirit Kosovë-Serbi. Presidenti Trump e njeh Kosovën e kupton dhe e ndjen dhe jep mbështetje progresit të arritur në Kosovë, në takimet  tjera me sekretarin Pom peu ambasadorin e SHBA-ve në OKB, Nicky Hill por edhe me zotëri Micheal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhënë mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.

Presidenti iu ka bërë thirrje të gjitha partive  politike në Kosovë që të jenë unik dhe të promovojnë punën dhe përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave, në të kundërtën procesi i liberalizimit të vizave shtyhet deri në vitin 2020-të.

Thaçi: Nëse nuk jemi të bashkuar liberalizimi i vizave mund të shtyhet për vitin 2020

“Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi në kontinuitet dhe qëndrim të përgjegjshëm e të disiplinuar që me një zë të flasim për domosdoshmërinë e arritjes së liberalizimit të vizave në një afat sa më të shkurtër kohor prej disa muajsh. Në takim e shumta që kam pas në New York me zyrtarë më të lartë të Bashkimit Evropian kemi marr porosi shumë të qartë.  Nëse ne si politikanë të Kosovës nuk do të jemi të bashkuar për këtë temë, për liberalizimin e vizave dhe të argumentojmë qartë plotësimin e të gjitha kritereve që i kemi arritur deri më tani dhe që ta mbrojmë dhe afirmojmë progresin dhe suksesin e Kosovës në takime me ndërkombëtar, nëse ndodh  e kundërta atëherë ne do rrezikojmë këto të arritura që i kemi pasur deri më tani, apo i gjithë procesi mund të shtyhet për vitin 2020”, ka shtuar ai.

Kreu i shtetit po ashtu i ka ftuar të gjitha subjektet politike në vend pa dallim që të jenë të bashkuara edhe për të siguruar mbështetje për Kosovën për anëtarësimin në Interpol. Për çka tha se si president ka siguruar përkrahje nga shume shtete anëtare në këtë organizatë.

Ai po ashtu tha se me prioritet të veçantë gjatë qëndrimit të tij në Neë York e kanë diskutuar edhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca e Armatosura të Kosovës, ku sipas tij kjo do bëhet me mbështetje të SHBA-ve dhe NATO-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndjehet shumë krenar që ka udhëhequr me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur është pyetur se a frikësohet nga Gjykata Speciale.

Thaçi: Jam shumë krenar që e kam udhëhequr UÇK-në

“Ndihem shumë krenar, shumë krenar ‘Im very proud’ që e kam  udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në rrafshin politik, nuk ka çmim nuk ka sakrificë që cenon përball kësaj krenarie, këtij suksesi që kemi arritur ta largojmë Serbinë njëherë e përgjithmonë. Tash neve na mbetet me bashkëpunua me ndërkombëtarët, politikën mos e përzier në drejtësi, ne i besojmë plotësisht drejtësisë e në të njëjtën kohë vlera e shenjt kombëtare UÇK nuk mund të cenohet nga askush”, ka thënë presidenti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e  Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për disa ditë kanë qëndruar në SHBA, me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

***

Presidenti Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas kthimit të tij në vizitën në New York dhe Uashington gjatë punimeve të Asamblesë së Organizatës së kombeve të Bashkuara.

Thaçi në konferencë ka thënë se ka marrë bekimin e plotë amerikan për marrëveshjen finale me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me të, si dhe demarkimin e plotë me të.

“ShBA ka dhënë mbështetje e plotë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duke i dhënë mbështetje e të plotë arritjes se një marrëveshje njohje reciproke përshpejtim të Kosovës drejt NATO-s dhe be dhe demarkimin e kufirit. Kam bekimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, përfaqësoj politikën e jashtëm të Kosovës le ta lexojnë sikurse mos të merrja pjesë e çdo i ikja përgjegjësinë time dhe do shkelja Kushtetutën. Do ishte me rendësi beteja me Serbinë zhvillohet ne tavolinë e jo në studio televizive i ftoj të gjithë të jetë i përfshirë dhe secili duhet të merr guximin të paraqesin idetë e tyre, është koha të shfaqemi unik para Serbisë”, ka thënë presidenti.

Ai tutje tha se tanimë Kosova ka katër çështja që janë të rëndësishme duke kaluar në javët dhe muajt e ardhshëm që do i shërbejnë forcimit të shtetit konsolidimit të brendshme institucional dhe në të njëjtën kohë konsolidimit të paqes në rajon hapjes se perspektiv euroatlantike.

Ajo që është me rëndësi, sipas tij, është që tanimë Kosova është duke zhvilluar një aktivitet të ngjeshur për anëtarësim në Interpol në Asamblesë e që do mbahen ne Dubai e cila tha se ka rëndësi të madhe për shtetin e Kosovës gjatë qëndrimit ne New York.

“Kemi zhvilluar takime me shumë diplomat për te siguruar përkrahje për këtë synim legjitim të Kosovës prandaj anëtarësimi i Kosovës në Interpol është çështje që duhet të na bashkojë të gjitha institucionet publike dhe partitë politike. Ky është interes shtetëror i Kosovës dhe i gjithë qytetarëve dhe i tërë strategjik i shtetit tonë. Anëtarësim i Kosovës në Interpol do rrisin përgjegjësin dhe efikasitet të institucioneve tona në luftën kundër terrorizmit e krimit ilegal dhe si president i vendit i ftoj shtet e Interpolit qe të na mbështesin për të qenë pjesë e Interpol. Shpresoj që në ditët javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë më e madhe”, ka thënë ai

Thaçi tha po ashtu se çështje jetike  është liberalizimi i vizave si arritja më e madh e Kosovës deh sipas tij dallimet opozitë dhe pozitë duhet të tejkalon për këtë qëllim.

“Thërras të gjithë politikat dhe partitë politike ne vend qe të kemi një kontinuitet dhe qëndrim të përbashkët që me një zë të flasim që me një afat të shkurt kohor prej disa muajsh të arrijmë liberalizmin e vizave, nga anëtarët e be nëse ne si politike dhe institucione të Kosovës nuk do jemi të bashkuar për këtë temë për liberalizmi e vizave dhe të argumentojmë plotësimin e të gjitha kritereve do rrezikojmë të gjithë procesin të shtyhet për vitin 2020 nëse jemi të bashkuar kjo e arritur do arrij shpejt. Ftoj të gjithë të ngrihemi mbi çdo interes politik elektoral të gjithë duhet të prezantojmë progresin pa dallime”, ka thënë ai.

“Liberalizmi i vizave ndodh për të gjithë qytetarët dhe duhet të vazhdoi vizioni i qëndrueshëm i spektrit politik vendimi për liberalizmit të vizave është në duart tona. Askush prej nesh që jemi në ballë të shtetit të Kosovës nuk ka të drejt të rrezikoj liberalizmi e vizave është koha e fundit te jemi një dhe unik për liberalizmin e vizave. Temë tjetër qe e kemi diskutuar me te gjitha autoritete çoftë me ata të Amerikës çoftë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s çoftë me përfaqësuesit e vendeve evropiane ka qenë procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura tani ky proces ka hyrë në fazën e fundit me miratimi për në kuvend te ligjit deri këtu kemi arritur me një partnerit me NATO-n dhe Amerikën dhe kjo do ndodh edhe kur do ndodh me transformimin”, ka shtuar Thaçi.

Ai ndër tjerash iu ka përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për disa çështje përfshirë protestën e nesërme të organizuar nga opozita.

Thaçi: Nëse partitë nuk bashkohen, liberalizimi rrezikohet deri më 2020-tën 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime të shumta me personalitete të ndryshme nga bota.

Duke folur për vizat, Thaçi tha se në SHBA mori porosinë se nëse nuk janë të bashkuar të gjithë politikanët, atëherë procesi i liberalizimit rrezikohet edhe më tutje.

“Çështje jetike që po e shtyjmë përpara që të ndodh sa më parë është procesi i liberalizimit të vizave, që do të jetë rrugë e mbarë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Nuk duhet të ketë dallime mes qeverisë dhe opozitës për sigurimin e kësaj të dejtë për qytetarët. Të gjithë si më herët edhe sot kanë kontribuar që të ndodh liberalizimi. Në takimet e shumta që pata në Nju Jork kemi marr porosi shumë të qartë se nëse ne si politikan nuk do të jemi të bashkuar për liberalizimin e vizave dhe nëse nuk arrijmë të argumentojmë qartë se kemi arritur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe afirmimin e punës së shtetit tonë në takim me ndërkombëtar, nëse ndodh e kundërta e gjitha procesi mund të shtyhet për vitin 2020. Nëse ne jemi unik kjo e arritur rezulton e përmbyllur në muajt e ardhshëm”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka ftuar të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kenë në kontinuitet një qëndrim të përbashkët dhe me një zë të flasim për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave.

Po ashtu, Thaçi ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke njoftuar se në javën e tretë të nëntorit në Dubai do të mbahet asambleja e përgjithshme e që ka rëndësi të madhe për Kosovën.

“Tani në Kosovë po zhvillohet një fushatë për anëtarësim në INTERPOL. Gjatë qëndrimit në Nju Jork kam zhvilluar shumë takime me diplomatë dhe politikanë të shteteve të ndryshme me qëllim të sigurimit të përkrahjes për Kosovën. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është çështje që dushet të na bashkoj të gjithë neve politikanët e Kosovës që secili me përgjegjësitë veta të kontribuoj në këtë drejtim”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, në shërbim të sigurisë në Kosovë, rajon e më gjerë, anëtarësimi i Kosovës në INTERPO do të rrit përgjegjësinë dhe efikasitetin edhe më tepër të vendit në luftën kunëdr terrorizmit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.

“Ftoj të gjitha shtetet anëtare të Interpolit të e mbështesin dhe mirëpresin anëtarësimin e Kosovës në të. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kam takuar në Nju Jork për mbështetjen e tyre dhe zotimin për mbështetje. Shpresoj se në të ardhmen kjo mbështetje të jetë edhe më e fuqishme”, ka thënë tutje Thaçi.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ju drejtohet mediave në konferencë.

Kjo konferencë vjen pas ai ka zhvilluar një varg takimesh në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së, me c ‘rast ka kërkuar mbështetjen nga liderët botërorë për shtimin e njohjeve për Kosovën, si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Konferenca po mbahet në zyrën e presidentit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat