Gjykata vendos: Një muaj paraburgim për deputetin Demaliaj

Aktuale

Gjykata vendos: Një muaj paraburgim për deputetin Demaliaj

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:07
Shkumbin Demajliaj

(E plotësuar) - Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin Shkumbin Demaliaj.

Deputeti është arrestuar dje kërcënimeve që i kishte bërë ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Ndër të tjera, Demaliaj kishte thënë se ish-prokurorin Blakaj do ta ndjek privatisht, nëse shteti nuk merret me të.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demajliaj, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca paraprake për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ai është arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet se ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh, për deputetin Demaliaj.

Ai është arrestuar pasi është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me kërcënimet që i kishte bërë ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Ky intervistim është bërë lidhur me deklarata që deputeti Demalijaj, i cili njëherësh është edhe njëri ndër të akuzuarit në aktakuzën e “veteranëve”, i ka bërë ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Demaliaj kishte thënë se ish-prokurorin Blakaj do ta ndjek privatisht, nëse shteti nuk merret me të.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç”, kishte thënë Demaliaj në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, të enjten masa e paraburgimit prej një muaji i është caktuar deputetit Milaim Zeka, i cili ishte arrestuar një ditë më parë, me dyshimin se e ka kanosur prokurorin Afrim Shefkiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat